“Ka bërtitur nga atje poshtë”, dëshmitari tregon për aksidentin ku vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc

"Duke ardhur nga Shkupi, minutat kanë qenë në pyetje që kur ka ndodhur aksidenti, të gjitha copat e plastikës i kemi parë në asfalt, copa të parakolpit, duke mos e menduar se është vetura atje poshtë. Kur e pamë një “Tauran” me tabela të Shkupit, ngjyrë hiri e mbyllur, ne menduam se vetëm ai është rrokur, por e shihnim dhe kërkonim edhe makinën tjetër"

“Ka bërtitur nga atje poshtë”, dëshmitari tregon për aksidentin ku vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc

Një dëshmitar në aksidentin ku vetura më targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc, ka rrëfyer për momentin e aksidentit.

Ai në një pronuncim para meidiave që ishin në vendin e ngjarjes, ka theksuar se ka dëgjuar duke bërtitur nga vendi se ku dyshohet se ka rënë vetura.

“Duke ardhur nga Shkupi, minutat kanë qenë në pyetje qëkur ka ndodhur aksidenti, të gjitha copat e plastikës i kemi parë në asfalt, copa të parakolpit, duke mos e menduar se është vetura atje poshtë. Kur e pamë një “Tauran” me tabela të Shkupit, ngjyrë hiri e mbyllur, ne menduam se vetëm ai është rrokur, por e shihnim dhe kërkonim edhe makinën tjetër. Kur ka piskatur nga atje poshtë, atje ku ka rënë vetura me njerëzit brenda, nuk shihej vetura, kjo shenjë shumë e keqe për mendimin tim, por ai që piskaste, për besë, po më vjen keq ta flas këtë fjalë, por nuk e kam pasur guximin që të afrohem as aty afër të shoh se e kam ditur se është e pamundur, se veç Allahu mund t’iu ndihmojë dhe kushdo qoftë, jemi njerëz, ishalla çka vjen prej Zotit duhet të pajtohemi, veç duhet pasur shumë kujdes. Edhe timoni është një lloj arme për mendimin tim. S’kam koment më shumë. Ngushëllime familjes dhe duhet pasur kujdes sa më shumë, se po shoh çka mos”, ka thënë ai për mediat në Maqedoni.

Ndërsa, në lidhje me këtë aksident, Minsitria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se ësthë arrestuar një shofer nga Shkupi, i cili dyshohet se është përfshirë në aksidentin e së shtunës.

Ku si pasojë e këtij aksidenti ende rezultojnë të zhdukur 3 shtetas të Kosovës, të cilët me veturë ranë në lumin Lepenc. Siç theksohet në njoftim, 64-vjecari me urdhër të prokurorit i “hiqet liria dhe ndalohet për veprime të mëtejshme”.

Ndërsa, nga Prokuroria Themelore Publike kanë theksuar se dyshohet deri te aksidenti ka ardhur kur vetura e tipit me targa të Maqedonisë së Veriut ka tejkaluar një kolonë veturash.

“Në momentin kur ka arritur paralelisht te vetura me targa të Kosovës “BMW”, e cila ka lëvizur në të njëjtën kolonë, dy veturat janë afruar dhe janë përplasur njëra me tjetrën, pas së cilës vetura me targa të Kosovës me katër udhëtarë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në lumin Lepenc”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika