Kabashi: AAK ka përfshirë në listë emra që synojnë të sjellin vota

Analisti Bekim Kabashi ka komentuar listën e kandidatëve të AAK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se partia ka tentuar të përfshijë figura që mund të tërheqin vota nga zonat e tyre, edhe në raste kur ata nuk kanë gjasa reale të bëhen deputetë.

“Është munduar të targetojë njerëz që mund të marrin votën e atij lokaliteti edhe nëse nuk munden të bëhen deputetë. Unë nuk po përmendi emra që munden t’i sjellin vota AAK-së, por që për bindjen time nuk kanë gjasa të bëhen deputetë, sepse AAK edhe në rezultatin më të mirë nuk mundet me i pas 8–10 deputetë, kam përshtypjen. Por këta emra sigurisht do të mundohen të sjellin vota AAK-së”, tha ai në Debat Plus.

Kabashi theksoi se një prej emrave që luan këtë rol, por që sipas tij ka edhe potencial real të hyjë në Kuvend, është Burim Ramadani nga Suhareka.

“Emri që e lun këtë rol por edhe mundet të jetë deputet është Burim Ramadani, vjen nga Suhareka. AAK ka vota nga andej, e ka fituar komunën,” deklaroi ai.

Sipas Kabashit, strategjia e AAK-së është e qartë, përfshirja e kandidatëve që sjellin vota në nivel lokal për të rritur rezultatin e përgjithshëm të partisë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika