Kadriaj për dyvjetorin e qeverisë Kurti: S’pati njohje të reja, kemi lëndime të raporteve me aleatët tanë

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se vendi gjatë qeverisjes së kryeministrit Kurti nuk ka pasur njohje të reja dhe ka pasur lëndime të raporteve me aleatët tanë

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, konsideron se Kosova ka dështuar përgjatë dy viteve të fundit nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Kadriaj ka përmendur mungesën e njohjeve të reja dhe mosanëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke shtuar se ka edhe lëndim të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe me aleatët ndërkombëtarë.

“Duke e parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti premtimin që e ka bërë, ka marrë përkrahje të madhe popullore e që për herë të parë në historinë e pasluftës që ka fituar më shumë se 50 për qind të votave dhe që ka një Qeveri që udhëhiqet pa ndonjë parti në koalicion e që ka një shumicë parlamentare në Kuvend. Në rrethana të tilla, kjo Qeveri është dashur të ketë suksese të njëpasnjëshme sepse nuk ka pasur ndonjë pengesë në rrugëtimin e tij, sepse shpeshherë kur Qeveritë janë me koalicione, atëherë vetvetiu ka ndonjë pengesë ose ka mospajtueshmëri rreth çështjeve të ndryshme”, ka thënë Kadriaj për EO.

Kadriaj ka shtuar se Qeveria për këto dy vite ka dështuar edhe në shëndetësi, duke theksuar se për këto dy vite, nuk ka asnjë rezultat të mirë.

“Është Qeveria më jotransparente, është jollogaridhënëse. Ka dështuar në shëndetësi, kur kemi një person për të tretën herë po vendoset nga Albin Kurti si ministër i Shëndetësisë dhe nuk i kemi tri rezultate të këtij ministri. Mos të flasim për Politikën e Jashtme, ne shohim se kemi ngecje, nuk kemi asnjë njohje të re e as anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kemi bllokim dhe prapakthim. Kemi edhe lëndime të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët tanë që e kanë përkrahur Kosovën në procese të ndryshme”, ka potencuar deputetja e AAK-së.

Ndërsa, për planin franko-gjerman, Kadriaj ka thënë se Kosova e merr njohjen de-jure nga Serbia. Ndërsa kërkon që të ruhet integriteti territorial kur flitet për Asociacionin.

“Nuk ka njohje de-jure, por ka njohje de-facto. Me procesin dhe me situatën në të cilën na ka sjellë kjo Qeveri, që ka detyruar që të diskutohet veç Asociacioni dhe prapë si AAK kërkojmë që të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, kërkojmë që të ruhet Kushtetuta”, është shprehur deputetja nga radhët e AAK-së, Kadriaj. EO

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika