“Kam qenë me të” – Axhami tregon detaje për vrasjen e komandant Bardhit

Enver Axhami, në një deklaratë për Debat Plus ka pohuar se ka qenë me komandant Bardhin kur është vrarë, duke shtuar “shoku më është plagosur, por nuk mund të konfirmoj se a ishin shqiptarë apo serbë ata që kishin kryer vrasjen e komandant Bardhit”

Enver Axhami- ish-luftëtar i UÇK-së.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Enver Axhami, ka dhënë një deklaratë lidhur me vrasjen e komandant Bardhit, për të cilin ka thënë se ka qenë vetëm shoqërues i tij.

Axhami ka rrëfyer se ishte pranë komandant Bardhit në momentin e vrasjes dhe ka bërë të ditur se ata janë goditur nga larg, ndërsa ora ishte 1 e gjysmë e ditës.

Në pyetjen se kush ishte autori i vrasjes, Axhami është përgjigjur duke thënë se ai nuk mund të përcaktojë se a ishin shqiptarë apo serbë ata që kishin kryer vrasjen.

“Kam qenë me të. Kemi ra në prit nga 30 metra, ora 1 e gjysmë e ditës. Me dit nga kush, e kisha kry procesin vet”, ka thënë Axhami në Debat plus.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera detaje se si arriti të mbret gjallë.

Kujtojmë se, kjo çështje ka shkaktuar debat të madh në Kaçanik, pasi ka pasur polemika sesi është vrarë komandant Bardhi.

Axhami ka theksuar se aktualisht pushteti është përgjegjës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe është detyra e gjykatave të hetojnë.

“Si kam parë as nëse kanë qenë shqiptar apo serbë. Shoku më është plagosur komandanti më është vrarë. Po tash punë ka këtu pushteti dhe jo Enver Axhami, pra gjykatat”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika