Kamberi i drejtohet Tahirit: Është akuzë e rëndë për opozitën tjetër

Analisti Belgzim Kamberi i është drejtuar shefit të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], duke u shprehur se “qasja juaj po doket si kritikë sa pozita e analistit dhe si i keni siguruar ju numrat e asokohe”.

Teksa ka shtuar se kjo po duket si “akuzë e rëndë” ndaj opozitës tjetër.

“Pak po më doket se ka shumë kritikë gati sa pozita e analistit dhe ka një mjegullim të vet kritikës së juaj. Se edhe kuptimin e numrave. Na e kemi pasur numrin për mocione. Edhe mos me tregu, se si keni siguruar numrat asokohe. Kush ka premtu votë. Po thoni se ju kanë sabotu pjesa tjetër e opozitës? Numrat i paskeni siguru prej shumicës parlamentare. Juve ju paskan sabotu pjesa tjetër e opozitës. Është akuzë e rëndë për opozitën tjetër.  Me rëndësi është përgjegjësia publike. Pastaj kur flitni për numrat që Lëvizja Vetëvendosje do të humb tmerrësisht zgjedhjet” deklaroi Kamberi.

Ai, në ” Debat Plus” me Ermal Pandurin, tha se kjo ” mungesë e qartësisë” në aspektin e kredibilitetit të kritikave është një diskutim më i “thellë” për mjegullim e politikave të AAK-së si subjekt opozitar.

“Qeveria po sillet me mënyrë populliste, edhe në raport me dialog. Pasi po thuani që Opozita duhet me dërgu draft statutin e Asociacionit me shumicë serbe, duhet me dërgu në Gjykatën Kushtetuese. Kur ka qenë AAK-ja në pushtet është shquar për taksën 100%, dialogun e keni delegu te të tjerët, nuk e keni marrë shumë përgjegjësinë për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë. Ndërsa si opozitë, po i thoni pushtetit zbatojeni. Nëse ju vini në pushtet, përsëri ju bëheni populliste. Është lehtë të akuzoni pushtetin për popullazëm. Nga pozita e opozitës, kur vijsh në pushtet a e dërgoni draft statutin evropian në Gjykatën Kushtetuese ” deklaroi Kamberi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika