Kamberi: Në Luginën e Preshevës po ndodh spastrim etnik, mungon trysnia e BE-së

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se në Luginën e Preshevës po ndodh spastrim etnik dhe se atje mungon trysnia e BE-së

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se shqiptarët në Luginën e Preshevës po vazhdojnë të përballen me pushtetin serb, i cili, sipas tij, nuk e ka ndryshuar politikën ndaj shqiptarëve atje.

Kamberi këtë e ka thënë në emisionin “Radar” me Edita Dolin në Radio Dukagjini.

Ai ka thënë se në Luginën e Preshevës është duke ndodhur spastrim etnik, dukes shtuar se mungon trysnia e BE-së ndaj Serbisë.

“Spastrimi etnik ka filluar në vitin 1999. Zbrazja e vendbanimeve në atë kohë që ishin të banuara kryekëput nga shqiptarët. Metoda tjetër e spastrimit është mosnjohja e diplomave, 15 gjenerata kanë përfunduar studimet në Kosovë e atyre nuk iu njihet ende diploma. Dhe, metoda tjetër e spastrimit etnik është pasivizimi i adresave, ku në Medvegjë është arritur qëllimi ngase mbi 4 mijë shqiptarë kanë humbur vendbanimin”, ka thënë deputeti shqiptar në Parlamentin serb.

Kamberi ka thënë se në Luginë të Preshevës ka fushatë të egër kundër produkteve shqiptare nga ana e serbëve, derisa ka rrëfyer se kërcënimet që i merr vazhdimisht nuk e mposhtin.

Ai ka deklaruar se konfrontimi i tij me pushtetin serb po i bën shqiptarët atje që të besojnë se po i dëmton, por në afatgjatë, ai beson se kjo është rruga e duhur e raportit me udhëheqjen serbe.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika