Kamberi: Partia e Vuçiqit ka filluar të ketë rënie, ai i sheh zgjedhjet si mundësi që t’i prolongojë obligimet

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ShaipKamberi, ka thënë se presidenti serb i sheh zgjedhjet si një mundësi që të prolongojë obligimet që ka

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se partia e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka filluar të ketë rënie dhe këtë e ka vërejtur edhe vetë Vuçiq.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për zgjedhjet në Serbi, deputeti Kamberi ka thënë se presidenti serb i sheh zgjedhjet si një mundësi që t’i prolongojë obligimet që ka.

“Obligimet me Kosovën, sanksionet me Rusinë, rrugëtimi i Serbisë për në BE ka devijuar, besimi i qytetarit serb në BE dhe perëndim ka rënë në mënyrë drastike në 3 vjet e fundit. Vucic i sheh zgjedhjet si një mundësi që t’i prolongojë obligimet, ka parë që partia e tij ka filluar të ketë rënie, dielli i tij ka kaluar Zenitin dhe tash siguron një mandat të ri për parlament që do të përputhen zgjedhjet me mandatin e tij për president”, tha Kamberi.

Po ashtu, Kamberi ka theksuar se vetë fakti që në tri vjetët e fundit mbahen tre herë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, dëshmon se ato janë zgjedhje të rënda.

“Në Serbi është një mungesë totale e demokracisë, është një sistem autoritar që varet nga një person, dhe faktikisht ai shpall zgjedhje sa herë që ka nevojë t’i prolongojë obligimet që i merr ose kur sheh që i krijohen krizat e brendshme për ta tërhequr vëmendjen”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika