Kamberi pas bllokimit të qytetarëve: Mirë se vini në të ’90-at

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, lidhur me bllokimin e shqiptarëve në kufijtë e Serbisë, ka thënë se kjo vjen pasi që Parlamenti Evropian, ka rekomanduar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE)

“Mirë se vini në të ’90-at”.

Kështu e ka filluar reagimin e tij lidhur me bllokimin e qytetarëve në kufijtë e Serbisë, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kamberi ka thënë se Serbia tashmë ka filluar me “masa represioni ndaj shqiptarëve”, pasi që Parlamenti Evropian, ka rekomanduar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) dhe institucionet tjera ndërkombëtare duhet të dalin me reagim të fuqishëm ndaj këtyre veprimeve të Serbisë.

Kamberi është shprehur se këto masa janë ndërmarrë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, pas këtij rekomandimi të Parlamentit Evropian.

“Të rinjë shqiptarë nga Bujanoci, po ndalen sot, në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” duke u mbajtur me orë dhe vonuar në këtë pikëkalim. Kjo masë represive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po ndërmerret, krahas masave të njëjta që po ndërmerren ndaj shiptarëve të Kosovës nëpër pikëkalimet kufitare serbe, sidomos, në kufirin me Kroacinë”, ka shkruar Kamberi.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë është shprehur se shteti serb sot është duke e shkelur brutalisht marrëveshjen për tabelat e regjistrimit.

“Këto masa po ndërmerren si masa retorzive pas hapit të rëndësishëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në KE.  Ndalesat nëpër kufij, patrullat policore dhe retorika e shfrenuar antishqiptare që po aplikohen ditët e fundit janë përsëritje e masave të agresionit të Serbisë ndaj shqiptarëve”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika