Kandidatja shqiptare për deputete në Kroaci: Duhet ta mbajmë tempon e faktorizimit të shqiptarëve në aspektin politik

Ermina Lekaj Prljaskaj – Shqiptarja që synon edhe një mandat në parlamentin e Kroacisë ka thënë se gjasat janë shumë të mira që në Kroaci të ketë sërish përfaqësues shqiptarë.

Në emisionin “FIVE”, ajo ka thënë se është duke punuar në ngritjen e vetëdijësimit të bashkëatdhetarëve duke synuar që komuniteti shqiptar në Kroaci të bëhet faktor i rëndësishëm në shoqëri dhe në aspektin politik.

“Gjasat janë të mira që të kemi prapë përfaqësues në Kroaci, jemi duke punuar në ngritjen e vetëdijësimit të bashkëatdhetarëve tanë, sipas informatave që kemi në terren, jemi të gatshëm që masovikisht të dalim në votime. Qëllimi që jam fut në këtë garë ka qenë që komuniteti shqiptar në Kroaci të bëhet faktor i rëndësishëm në shoqëri, komuniteti shqiptar është shumë punëtor, në aspektin ekonomik është i rëndësishëm, duhet ta mbajmë tempon e faktorizimit të shqiptarëve në aspektin politik”, ka deklaruar Prljaskaj.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika