Kapet në Kolumbi shqiptari i kërkuar nga 180 shtete

Prokuroria dhe Policia arrestuan në Santa Marta (Magdalena) shtetasin shqiptar Besnik Nikolli, i njohur si alias “Niko” ose “El Gordo”, i cili prej tetorit 2021 kërkohet nga autoritetet franceze nëpërmjet një qarkoreje të kuqe të Interpolit për krimin e trafikut të drogës

Kapet në Kolumbi shqiptari i kërkuar nga 180 shtete

Është kapur në Santa Marta shtetasi shqiptar i njohur ndryshe si “Niko” ose “El Gordo”, i akuzuar për aleanca me trafikantët kolumbianë të drogës.

Ai  kërkohej në më shumë se 180 vende dhe do të konsiderohet një objektiv me vlerë të lartë nga autoritetet franceze, Europol dhe Interpol.

Prokuroria dhe Policia arrestuan në Santa Marta (Magdalena) shtetasin shqiptar Besnik Nikolli, i njohur si alias “Niko” ose “El Gordo”, i cili prej tetorit 2021 kërkohet nga autoritetet franceze nëpërmjet një qarkoreje të kuqe të Interpolit për krimin e trafikut të drogës.

I arrestuari do të përfshihej gjithashtu në krime të pastrimit të parave dhe kërkohej në më shumë se 180 vende.

Nga informacionet që posedonte organi hetimor përcaktohej se alias ‘Niko’ ishte në shërbim të strukturave të trafikut të drogës që kryejnë krime në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani./TCh

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika