Kastrati: Mund të ketë skenarë si ai i Banjskës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se vendi ynë mund ketë fatin prapë si të 24 shatorit, kur ndodhi një sulm terrorist në Banjës të Zveçanit, e deputeti nga PDK-ja, Ardian Kastrati ka thënë se pritet të ketë skenare të ngjajshme sikurse sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka deklaruar se vendi ynë mund ketë fatin prapë si të 24 shtatorit, kur ndodhi një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit.

E lidhur me këtë deklaratë, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati ka thënë se pritet të ketë skenare të ngjashme sikurse sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Kastrati në emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini ka thënë se shteti i Serbisë është armatosur afro tre miliardë euro që nga viti 2012-2013 por që sipas tij nuk ‘shihet ndonjë konflikt i armatosur përderisa NATO është në territorin e Kosovës.

“Sa i përket deklaratës së Besnik Bislimit, nuk shkohet në mal pa sëpatë me pre dru. Serbia prej vitit 2012-2013 është armatosur afër tre miliardë euro, duke filluar nga sistemet anti-raketore, anti-dron, kineze, ruse etj. Nuk shoh që një konflikt i hapur armatosur, luftë është e mundur përderisa ne i kemi forcat NATO-së në Kosovë. A do të mbroheshim? Natyrisht se do të mbroheshim. Cila do të ishte kostoja?  Më e madhe se 1999. Por nuk bëhet fjalë për luftë. A do të ketë skenarë si të Banjskës? Po. Mendoj që po, ishalla jo por ka mundësi që po”, është shprehur Kastrati.

Kastrati u shpreh se qeveria aktuale e Kurtit e ka përmbytur ‘strategjinë’ e qeverive të kaluara të vendit. E që sipas tij Qeveria Kurti dhe Besnik Bislimi po bëhen kryetituj të mediave botërore qoftë me çështjen e sigurisë apo konfliktit të hapur ose luftë.

“Këto deklarata bëhen sepse këta e kanë përmbysur krejt ‘një lloj strategjie’ që e kanë pasur kryeministrat e kaluar dhe qeveritë në krahasim me atë tash.  Strategjia e tyre ka qenë që hap pas hapi me u arrit deri tek finalja e njohjes së ndërsjellët, normalizimi i marrëdhënieve etj. Integrimi i komuniteteve të bëhet gradualisht ashtu siç ishte bërë në institucionet sikurse polici, prokurori, gjyqësi etj. Pa e bërë shumë të madhe, dhe se kryetitujt e gazetave të mëdha të mos jenë çështjet e sigurisë, konflikti i hapur dhe lufta siç e bëjnë Bislimi, Kurti dhe lëngu i tyre. Nuk po them se nuk ka pasur krim e korrupsion sikurse ka edhe tani, por ka pasur më shumë sovranitet atë kohë dhe ndoshta më shumë se tash”, shtoi ai.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se vendi ynë mund ketë fatin prapë si të 24 shatorit, kur ndodhi një sulm terrorist në Banjës të Zveçanit.

Bislimi teksa jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it, tensionet mund të pengohen.

“Nëse i shikoni zhvillimet në anën e Serbisë, gjithmonë duhet të llogaritni në një konflikt të mundshëm dhe ka elemente që tregojnë se kjo mund të jetë e mundur. Kjo do të thotë se ne jemi gjithmonë vigjilentë, por llogarisim në skenarin më të keq të mundshme. Besojmë se prania e KFOR-it në Kosovë mund t’i pengojë këto tensione në një të ardhme të afërt, por gjithmonë është i mundur”, ka deklaruar Bislimi, për platformën ukrainase të lajmeve European Pravda.

Gjithashtu, duke iu referuar ngjarjeve që ndodhën në Banjskë, fshat në veri të Kosovës, në shtator të vitit të kaluar, ai ka thënë se ka arsye për të besuar se Rusia ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika