Kastrati për Nagavcin: Ministrja më e dobët në histori

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, e ka akuzuar ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, për paaftësi në menaxhimin e fondeve publike dhe mungesë transparence.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kastrati ka thënë se gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimore Parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore, ministrja Nagavci nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë diferencën në miliona euro të pagesave për tekstet shkollore që ministria e saj ka bërë në vitin e fundit, në krahasim me vitet e qeverisjeve paraprake.

“Ministrja bindshëm më e dobëta në historinë e institucioneve të Kosovës, si zakonisht edhe sot veç TRRT-MRRT, TRRT-MRRT.

Nuk ishte në gjendje të spjegoj as për një sekond diferencën në MILIONA të pagesave për tekstet shkollore që ministria e saj ka bërë në vitin e fundit në krahasim me vitet e qeverisjeve paraprake;

⁠Nuk kishte ASNJË spjegim për raportimet e medieve se pse MASHT ka dyfishuar blerjet nga shtëpia botuese ” Albas” prej që në krye të ministrisë ka ardhë Nagavci ( mediat kanë raportuar që Nagavci është paguar nga ‘Albas’ para se kjo të bëhej ministre”, ka shkruar Kastrati, teksa ka shpërndarë edhe një video nga mbledhja e komisionit gjatë së enjtes.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika