Katër anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) kanë lëshuar mbledhjen e sotme, duke refuzuar që të procedohet me rendin e ditës për çështje disiplinore pa u larguar nga salla Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.
Anëtarët Arian Gashi, Veton Gashi, Dardan Vuniqi dhe Visar Krasniqi u shprehën të vendosur se mbledhja nuk mund të vazhdojë normalisht përderisa Qalaj është prezent në takim, sidomos në seancë ku parashihet të trajtohen procedura disiplinore.
Sipas tyre, pranisë së Qalajt i mungon paanshmëria e nevojshme për zhvillimin e një procesi të drejtë dhe profesional.
Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, ndërhyri duke rikujtuar se anëtarët e larguar e kanë bërë të qartë kërkesën e tyre edhe në orët e paradites, duke insistuar në përjashtimin e Qalaj
“Patëm probleme që në start me rendin e ditës dhe sot erdhëm në një pikë sipas juve gjithmonë se unë nuk di që proceduralisht mbërritëm këtu ku thoni se vazhdoni me kërkesë me mbyll takimin se kemi me pasë procedura disiplinore. Kërkesa është e thjesht nuk po largohemi prej përgjegjësive. Katër anëtarë po kërkojnë që Qalaj me u largu prej takimit të Këshillit. Ai e tha vetë që nuk merr pjesë në diskutim, e pastaj diskuto…nuk është e mirë të vazhdojmë në këtë formë. Ne rrimë pa zotin Qalaj, ne largohemi me zotin Qalaj. Nëse kjo u mjafton për kourum qysh e keni nis”, ka thënë Hajdaraj.