Katër ndeshje të flakëta këtë të shtunë, A do të arrijë Messi të ringjallë Argjentinën?

Fotoilustruese





Kupa e Botës ‘Katar 2022’ do të vazhdojë edhe këtë të shtunë të 26 nëntorit më katër ndeshje joshëse.

Dita e sotme në Botërorin 2022, do të nis me duelin Tunizia-Australia, ndeshje kjo që nis në orën 11:00, sfidë kjo që luhet në kuadër të xhiros së dytë të Grupit D.

Në të njëjtin grup vjen edhe dueli Francë-Danimarkë që fillon në orën 17:00. Të dy ndeshjet janë tejet të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që çon në rrethin tjetër të këtij Botërori.

Grupi C vjen me duelet Polonia-Arabia Saudite dhe Argjentina-Meksika.

Sauditet pas fitores së madhe kundër Argjentinës edhe në duel me polakët synojnë fitore e që do të ishte hap gjigant në rrugën për të kaluar në rundin tjetër të garave. Ndeshja mes Polonisë dhe Arabisë Saudite pritet të nis nga ora 14:00.

Sfidë e ‘nxehtë’ parashikohet të jetë edhe dueli mes Argjentinës dhe Meksikës. Argjentinasit të prirë nga Leo Messi opsion të vetëm në duel me meksikanët kanë fitore, në të kundërtën çdo rezultat tjetër do të shuan gjasat e Argjentinës për të kaluar në rrethin tjetër të garave në ‘Katar 2022’. Kjo ndeshje pritet të fillojë nga ora 20:00.

Grupi C

14:00, Polonia-Arabia Saudite

20:00, Argjentina-Meksika

Grupi D

11:00, Tunizia-Australia

17:00, Francë-Danimarkë.





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika