Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar shtetet me tarifë për mosmbështetje lidhur çështjen e Grenlandës.
Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të përballen me tarifa prej 10% për eksportet në SHBA nga shkurti, duke u rritur në 25% në qershor, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Por në deklaratën e përbashkët vendet përsërisin se qëndrojnë në solidaritet të plotë me Mbretërinë e Danimarkës dhe popullin e Grenlandës.
“Jemi të gatshëm të angazhohemi në një dialog të bazuar në parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial, të cilave i mbështesim fort”, thonë ata.
Të tetë vendet janë anëtare të NATO-s dhe theksojnë se janë “të përkushtuara për forcimin e sigurisë së Arktikut si një interes i përbashkët transatlantik”.
Për këtë qëllim, ata thonë se një stërvitje e kohëve të fundit daneze në Grenlandë – e quajtur “Qëndrueshmëria Arktike” ishte një pasqyrim i kësaj dhe “nuk përbën kërcënim për askënd”.