Kërcënimet nga Serbia, shkak për interesim të ulët në konkursin për policë

Përderisa nga pushteti insistojnë se ka interesim të qytetarëve nga komuniteti serb për t’u bërë pjestar të Policisë së Kosovës, deputetë nga opozita nuk pajtohen me këtë konstatim. Zëvendësimi i policëve në veri, sipas opozitës, do të jetë i vështirë shkaku i kërcënimeve nga Serbia

Ilustrim

I vështirë e sfidues po vlerësohet procesi i zëvendësimit të rreth 500 zyrtarëve policor në veri të Kosovës, të cilët dhanë dorëheqje muaj më parë.

Përkundër hapjes së konkursit në fillim të këtij muaji, nga Policia e Kosovës, sipas ish drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tani deputet i PDK-së, interesimi ka qenë i ulët, për shkak të kërcënimeve nga Serbia.

“Janë duke bërë kërcënime të vazhdueshme dhe trysni, dmth edhe strukturat e një shteti të huaj, pra Serbisë, po me elemntet që kanë, në veri që sa më pak njerëz të aplikojnë në konkurs. Unë e di që ata kanë me u ballafaqu me probleme, ndoshta cështje të sigurisë, jo vetëm ata por edhe familjet e tyre, është mjaft sfiduese të shikojmë, deri tash informatat që unë i kam, është një numër fare i vogël i njerëzve që kanë aplikuar, coftë në mënyre fizike apo mënyre online”, ka thënë Rashit Qalaj nga PDK.

Sipas, Qalajt ekzekutivi duhet të gjejë një zgjidhje për këtë situatë, ku në rast të mungesës së aplikantëve, duhet dërguar më shumë policë nga stacionet e tjera.

Kryetari i komisionit për siguri, njëherësh deputet i AAK-së, Bekë Berisha, situatën në veri e përshkruan si kaotike, e për çka fajëson qeverinë.

“Ka kohë që në veri në Mitrovicë, dmth nuk ka nuk funksionon komuna, ska policë ska uniformë të Policisë, ska prokuror nuk ka gjykatës është gjendje kaosi ka 3 javë që mbahet kjo pyetje se cka do të ndodhë me rekrutimin e policëve, këtë cështje e rregullon ligji dhe nuk kam cka me u përgjegjë për këtë punë, dhe duhet të pyesim qeverinë e Kosovës apo institucionet për këtë gjendje, sepse po shihet se ku e kanë pru Kosovën”, ka deklaruar deputeti Bekë Berisha nga radhët e AAK-së.

Në anën tjetër, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se në këtë konkurs ka mjaftë të interesuar, derisa shtojnë se zyrtarët policor të dorëhequr që janë dekoruar nga instutucionet serbe, nuk do të kthehen më në institucione të Kosovës.

“Sigurisht që ka aplikues, sa do të jetë e rëndësishme për këta edhe sa do të ketë interesim, kjo do mbetet të shihet, z.Kelani ka dhënë një deklaratë, komunikatë për media ku ka treguar që procesi është tek në fillim, pra mendoj që duke pasur parasysh situatën politike, kur qytetarëve serb atje ju djegeshin vet nga Lista Serbska, dhe vet nga Beogradi zyrtar edhe veturat edhe shtëpitë, pse psh njani prej policisë atje e regjistroj veturën në rks, në këtë kuptim nuk duhet të behet e madhe, por që ka interesime ka edhe aplikime, këto ua them me vendosshmëri”, ka thënë Arbër Rexhaj nga LVV.

Për zëvendësimin e puntorëve në qendra për pajisje me dokumente dhe në Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunat veriore, Ministria e Punëve të Brendshme, kishte hapur konkurs për 200 punëtorë, por i njëjti u shty për disa ditë, për të përfunduar javën e kaluar.

Nga MPB-ja, nuk kanë treguar se sa është numri i aplikimeve, por vetëm kanë treguar se intersimi ka qenë i konsiderueshëm, dhe se pas përmbylljes së konkursit po veprohet sipas procedurave ligjore.

“Në konkursin për Zyrtar administrativ në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në ARC, në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan , Zubin Potok dhe Leposaviç dhe Zyrtar administrativ në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan , Zubin Potok dhe Leposaviç, ka interesim të konsiderueshëm. Ashtu siç është paraparë në konkursin publik të shpallur, do të pranohen 200 zyrtarë. Konkursi është mbyllur dhe po veprohet sipas procedurave ligjore”, thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Informacione në lidhje me interesimin e personave në konkursin për zyrtar policor që është i hapur deri më 26 janar, nuk kanë dhënë detaje as nga Policia e Kosovës.

“Siç jeni të informuar konkursi është hapur, përfshirë me kriteret që parashihen, ndërsa sa i përket procesit/çështjeve të mëtejme rreth konkursit në fjalë do të informoheni me kohë sipas planifikimeve/fazave që parashihen. Policia e Kosovës, çdo herë inkurajon dhe fton qytetarët, komunitetet pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës”, thuhet nga Policia e Kosovës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika