Kërkohet anulimi i festivalit “Sunny Hill” në parkun e Gërmisë

Organizata “Qytetarët Aktiv” në Prishtinë i ka drejtuar kërkesë kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për anulimin e vendimit për lejimin e mbajtjes së Festivalit “Sunny Hill” në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë

Ilustrim

Organizata “Qytetarët Aktiv”, e ka dërguar një kërkesë te kryetari i Prishtinës Përparim Rama, me anë të së cilës kërkohet anulimi i vendimit për lejimin e mbajtjes së festivalit “Sunny Hill”, në parkun e Gërmisë.

Në parashtrimin e kërkesës së tyre thuhet se nuk janë konsultuar qytetarët dhe nuk ka pasur debat publik për mbajtjen e festivalit në parkun e Gërmisë.

Kjo organizatë është thirrur në ligjin  nr. 03/L-233 për mbrojtjen e Natyrës, ku përcaktohet se për shfrytëzim të të mirave të natyrës duhet pjesëmarrja e publikut.

“Gjatë hartimit të akteve ligjore, përkatësisht akteve për shpalljen e vlerave të mbrojtura të natyrës, planeve të menaxhimit me zonat e mbrojtura dhe planeve për shfrytëzimin e të mirave të natyrës si dhe dispozitave të përgjithshme ligjore të zbatueshme dhe të detyrueshme dhe dokumenteve në fushën e mbrojtjes së natyrës, duhet të sigurohet pjesëmarrja e publikut”, thuhet në kërkesën e tyre të bërë publike ditën e martë.

Në njoftimin e tyre thuhet se, mbajtja e këtij festivali në Gërmi e degradon biodiversitetin dhe mjedisin, sipas tyre kjo ka ndodhur edhe herën e kaluar kur është mbajtur festivali në atë zonë.

Ata kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës që sa më parë ta anulojnë këtë vendim.

No photo description available.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika