Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, i është kërkuar nga grupet e LDK-së, AAK-së, AKR-së, Nismës dhe LB të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme të enjten në ora 15:00 për shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit të Komunës për vitin 2026.
Kërkesa e siguruar nga Dukagjini, është nënshkruar nga 19 anëtarë të Kuvendit që mbështesin thirrjen për këtë mbledhje.
Anëtarët nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë pjesë e kësaj kërkese për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme.
Seanca e parë për miratimin e buxhetit të Prishtinës për vitin 2026 ka dështuar më 24 shtator në mungesë të kuorumit.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar më herët se buxheti është sjellë në Kuvend pa konsultime dhe pa transparencë, duke e konsideruar këtë proces si të njëanshëm.