Kërkohet paraburgim për mjekun që dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë me autizëm

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për të caktuar paraburgim për të dyshuarin që dyshohet se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor

Prokuroria Themelore në Gjilan





Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në një klinikë private në Gjilan, ku një mjek defektolog i Logopedisë, dyshohet për trajtim të pandërgjegjshëm, ndaj një fëmije me autizëm.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai është arrestuar të shtunën rreth orës 12:56, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë, nën dyshimin se ka kryer veprën “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Arrestimi i tij erdhi pasi i njëjti fillimisht u sulmua nga dy persona meshkuj kosovarë, të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore, dhe të njëjtit janë arrestuar.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa, në rrjete sociale ka qarkulluar edhe videoja ku dëgjohet se si logopedi ka keqtrajtuar fëmijën me autizëm, teksa po e trajtonte në qendrën rehabilituese defektologjiko-logopedike.

Lidhur me rastin Portali Dukagjini ka kontaktuar kryeprokurorin e Gjilanit, Arben Kadriu.

Ai ka thënë se Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë ndaj Gjykatës Themelore në Gjilan, për t’i caktuar masën e paraburgimit personit që dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë me autizëm.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika