Kërkohet shkarkimi i Donika Gërvallës, shkas mospërmendja e UÇK-së

Edhe një herë tjetër partitë opozitare po kërkojnë shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz. Këtë herë shkas është bërë një status i saj për ditën e çlirimit, ku nuk i përmendi ushtarët e UÇK-së, por vetëm NATO-n e KFOR-in

“Në ditën e çlirimit të Kosovës kujtojmë edhe të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët kontribuuan fillimisht në çlirimin e Kosovës dhe më pas në paqen dhe stabilitetin e saj. Nderimi dhe mirënjohja jonë për ata ushtarë, të cilët gjatë këtij misioni fisnik humbën jetën, do të jetë i përjetshëm”, ka shkruar ministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Scharz.

Kjo pjesë e statusit të ministres së Jashtme të Kosovës, në ditën e çlirimit ka nxitur shumë reagime.

Diplomatja kosovare, Donika Gërvalla, në një status të saj për nder të 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës, vend nuk i bëri askund Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky postim, u bë shkas që të kërkohet dorëheqja e saj.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, parti që kreun e saj e kishte komandat të luftës së fundit, e quan këtë, sulm në vlerat e UÇK-së.

“Po të ishte një qeveri normale është dashur të shkarkohet menjëherë ministrja Gërvalla, por fatkeqësisht në kemi një qeveri turiste që çdo gjë që është ndërtuar me mund e sakrificë po e hedhin poshtë”, kishte deklaruar Lekaj.

Nëse për asgjë, dorëheqja të paktën duhet të bëhet për ato familje që i kanë humbur familjarët e tyre gjatë luftës, thotë Hisen Berisha nga PDK.

“Dorëheqja është akt moral dhe krejt varet nga këndi që e sheh ministrja. Kjo ministre dhe vetë Qeveria nuk është ky gabimi më i madh që e kanë bërë. Prezantimi i tyre nëpër botë po i bëjnë dëme të mëdha Kosovës’’, ka thënë Berisha.

Për postimin e ministres Gërvalla dhe reagimet që nxiti, RTV Dukagjini ka pyetur edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, por ata nuk janë përgjigjur.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika