Kërkohet vazhdimi i masës së paraburgimit ndaj 5 të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë. Rasti i 11-vjeçares, e cila dyshohet se ka qenë viktimë e dhunës edhe gjatë muajit qershor, po hetohet ndaras nga rasti i 27 gushtit

Ilustrim





Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Ekrem Rexhepi, Shkëlqim Kameri dhe tre të miturit G.R., Xh.S., G.j., tashmë ka rreth një muaj që po qëndrojnë në paraburgim të cilët dyshohen për dhunimin e së miturës në gusht të këtij viti.

“Prokurori i çështjes ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve, në gjykatën kompetente”, ka thënë për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Rasti i 11-vjeçares, e cila dyshohet se ka qenë viktimë e dhunës edhe gjatë muajit qershor, po hetohet ndaras nga rasti i datës më 27 gusht.

Ndërsa, për të dyja rastet të dyshuar janë 12 persona, tashmë të gjithë të arrestuar.

Ndërkaq, janë shkarkuar edhe dy drejtorë të Policisë së Kosovës pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Nga pozita e drejtorit të Policisë rajonale të Prishtinës është larguar Fahredin Verbovci ndërkaq, Shkëlzen Xhafa nga ajo e Shefit të Operativës për kryeqytet.

Ndërsa, për shkarkimet e tyre, njoftimi u bë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse shkarkimet bëhen nga menaxhmenti i Policisë. Kreu i Qeverisë ka thënë se përgjegjësi duhet të mbajnë edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) e Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).

Po ashtu, dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës ka dhënë Samedin Mehmeti.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se kërkesa e dorëheqjes nga Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçares, për arsye “personale dhe ndërgjegje profesionale”.

Më 29 gusht, Policia e Kosovës kishte njoftuar se pesë persona e kishin dhunuar një vajzë të mitur 11-vjeçare, dhunimi kishte ndodhur nga ora 17:30 deri në 00:33, kështu e mitura kishte qenë viktimë e dhunës seksuale për shtatë orë.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika