Këshilli i BE-së do të kërkojë nga Kosova të përparojë për heqjen e masave

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka përgatitur një draft konkluzash që thekson detyrimet e Kosovës në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë dhe mirëpret hapat e Kosovës drejt përmbushjes së kërkesave me një gatishmëri për të hequr masat në rast të përparimit të mëtejshëm

Flamuri i Kosovës në sfond me atë të Bashkimit Evropian

Detyrimet e Kosovës nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve si dhe aneksi i zbatimit, do përfshihen në rrugëtimin evropian edhe të Kosovës.

Këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian, në takimin e 12 dhjetorit, do kërkoj nga përfaqësuesi i veçantë për dialog, Miroslav Lajçak që të përditësojë agjendën e Grupit të ardhshëm Special të Kosovës për Normalizimin, për të pasqyruar detyrimet e Kosovës që rrjedhin nga këto marrëveshje.

Kjo qëndron në draftin e konluzave nga takimi ministror. Të njëjtat konkluza në fund të javës tjetër do i konfirmojnë edhe liderët e shteteve anëtare të BE-së.

Në draftin e këtyre konkluzave nënvizohet se pritet që Kosova të angazhohet në Dialog në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme me Serbinë.

Shprehet keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja pale dhe ftohen si Prishtina ashtu edhe Beogradi që t’i respektojnë dhe zbatojnë të gjitha detyrimet.

“Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serben ë Kosovë. Këshilli mirëpret gatishmërinë e Kosovës dhe Serbisë për të pranuar draft-statutin e paraqitur palëve, duke kuptuar se duhet të punohet më tej mbi këtë bazë”, thuhet në dokumentin i cili do miratohet javën e ardhshme.

Hapësirë e veçantë në konkluza i kushtohet situatës së sigurisë në veri. Në këtë rrafsh, Këshilli rithekson se nuk ka arsyetim për dhunën dhe dënon fuqishëm sulmin e dhunshëm kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023.

Nga Kosova dhe Serbia kërkohet që të bëjnë përpjekje të qëndrueshme për de-përshkallëzimin, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione dhe dhunë dhe të ndalojnë retorikën përçarëse. Këshilli do rikujtoj sërish se dështimi në de-përshkallëzim do të ketë pasoja.

Gjithashtu do porositet se BE-ja është e gatshëm të të vlerësojë masat e mëtejshme ndaj Serbisë dhe Kosovës, nëse kjo është e nevojshme, shkruan RTK.

Duke iu referuar masave ndaj Kosovës që datojnë nga qershori, do mirëpritet fakti që Kosova ka ndërmarrë hapa drejt përmbushjes së disa prej kërkesave por rikujton se BE-ja është e gatshme të heqë masat në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave ekzistuese.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika