Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit diskuton çështjen e njehsorëve elektrikë

Është mbajtur sot takimi i parë i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Në këtë takim u diskutuan çështje që ndërlidhen me mbrojtjen e konsumatorit, përkatësisht ankesat që prekin fusha të ndryshme, përfshirë problematikën me njehsorët elektrikë, ngritjen e çmimeve të derivateve, si dhe sektorët e tjerë për të cilët qytetarët e Republikës së Kosovës kanë paraqitur ankesa.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit bën me dije se po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, është formuar grupi punues për hartimin e programit katërvjeçar për mbrojtjen e konsumatorit në vend.

Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit prezantoi raportin me statistikat mbi numrin e ankesave, llojin e tyre, si dhe informacionet lidhur me trajtimin e këtyre ankesave.

“Ministria mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe në adresimin e çdo shqetësimi të tyre në mënyrë të drejtë dhe transparente” thuhet në njoftimin e Ministrisë./EO

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika