Këshilltari i kryeministrit izraelit thotë se gratë e fëmijët që po mbahen peng kanë përparësi të lirohen

Këshilltari i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyau, Mark Regev, ka thënë se gratë dhe fëmijët që po mbahen peng kanë përparësi që të lirohen

Foto nga arkivi

Këshilltari i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyau, Mark Regev, i ka thënë BBC-së se qeveria do të bëjë “gjithçka që mund të bëhet për të liruar të gjithë pengjet”.

Ai thotë se ata që do të liroheshin sipas marrëveshjes së arritur me Hamasin brenda natës u zgjodhën “sipas kategorive”, ​​dhe se gratë e fëmijët kishin përparësi.

“Megjithëse ndjej njerëz që kanë të afërm meshkuj të mbajtur peng në Gaza, vendimet duhej të merreshin”, ka thënë këshilltari i kryeministrit izraelit, Mark Regey.

Qeveria e Izraelit dhe grupi radikal palestinez Hamas — i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian — janë pajtuar të mërkurën për një ndërprerje katërditore të luftimeve, për të mundësuar lirimin e 50 pengjeve që po mbahen në Gazë, në shkëmbim të lirimit të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe të hyrjes së ndihmave humanitare në territorin e rrethuar, raporton Reuters.

Lexo dhe:  Izraeli dhe Hamasi pajtohen për lirim pengjesh dhe armëpushim katërditor

Zyrtarë nga Katari, që ka ndërmjetësuar negociata sekrete, si dhe nga SHBA-ja, Izraeli e Hamasi, prej ditësh kanë paralajmëruar për arritjen e një marrëveshjeje.

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika