Këshilltari i Kurtit i reagon Stanos: Primare është zbatimi i Marrëveshjes Bazike

"Me 27 shkurt bëhet një vit prej se është pranuar Marrëveshja Bazike për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, pra kjo do të duhej të ishte çështje e diskutimit në Bruksel"

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Kurti

Gjatë ditës së enjte, Bashkimi Evropian konfirmoi se i kishte thirrur Kosovën dhe Serbinë për një takim më 27 shkurt në Bruksel, për të biseduar për çështjen e dinarit – takim të cilin e refuzoi zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Por, kështu nuk duhet të ishte sipas Jeton Zulfajt, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Zulfajt, Marrëveshja Bazike duhej të ishte çështje e takimit në Bruksel, pasi më 27 shkurt bëhet një vit nga ujdia për marrëveshje në mes të dy vendeve.

“Me 27 shkurt bëhet një vit prej se është pranuar Marrëveshja Bazike për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, pra kjo do të duhej të ishte çështje e diskutimit në Bruksel, zbatimi i kësaj marrëveshjeje, sepse, siç e kemi parë, ka disa letra, e deklarata publike menjëherë pas pranimit të Aneksit në Ohër, Serbia ka deponuar në BE letrën e kryeministres Bernabiq, ku thotë se marrëveshjet nuk janë të zbatueshme”, ka thënë Zulfaj në një intervistë për RTK.

Gjithashtu, Zulfaj i kërkoi zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se duhet të merret me Serbinë dhe të ketë deklarata më të përmbajtura.

“Tani deklaratat duhet të jenë të përmbajtura në këtë drejtim, edhe nga z. Stano. Kosova nuk është palë bllokuese dhe as palë jokonstruktive. Ne e kemi pranuar marrëveshjen dhe kemi kërkuar zbatim. Është Serbia që s’po e pranon. Ai duhet të merret me Serbinë dhe s’duhet të lëshojë akuza e qortime në drejtim të Kosovës”, ka shtuar Zulfaj.

Kujtojmë se të mërkurën, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjersa tha se e refuzoi një ftesë të Brukselit për të biseduar lidhur me çështjen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë, kritikoi emisarin Miroslav Lajçak.

“Ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur bisedohet për Marrëveshjen Bazike.

“Është hera e parë që ai ka caktuar një takim pa pajtim paraprak me palët dhe është munduar që të përcaktojë agjendën përkundër parimet që ai ka vendosur në vitin 2021, që asnjë temë nuk vendoset në agjendë pa pajtimin e palëve”, ka thënë Bislimi.

E Stano e kritikoi deklaratën e Bislimit për Lajçakun duke e quajtur si të “papranueshme” dhe tha se festa e të dërguarit të posaçëm të BE-së nuk specifikonte se kush prej cilës palë duhej të merrte pjesë në takimin e ftuar nga ai për 27 shkurt.

“Zakonisht në nuk i komentojmë shkëmbimet me partnerët tanë. Megjithatë, ftesa përmes letrës nga i dërguari i posaçëm Lajçak nuk kishte specifikuar se kush duhet të përfaqësojë Kosovën dhe kush Serbinë, kjo u ishte lënë palëve të vendosin” ka thënë Stano.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika