Këtë fundjavë, të gjitha ndeshjet e Premier League fillojnë me një minutë heshtje

Klubet e Premierligës do t'i bëjnë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II. Ndërsa lojëtarët kthehen në fushën e blertë, pas shtyrjes së ndeshjeve fundjavën e kaluar në shenjë respekti për mbretëreshën

Foto ilustrim

Premier League ka njoftuar se do të mbahet një minutë heshtje para të gjitha ndeshjeve të ligës së lartë që do të zhvillohen këtë fundjavë, si shenjë respekti ndaj mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.

Në të shtatë ndeshjet e Premier League që do të zhvillohen këtë fundjavë, himni kombëtar, “God Save the King”, do të dëgjohet gjatë një minute heshtjeje.

Ndërsa në minutën e 70-të, tifozët do të ftohen të duartrokasin, një referencë për mbretërimin 70-vjeçar të Mbretëreshës, raporton BBC.

Shtatë ndeshje të ligës angleze do të zhvillohen këtë fundjavë, të cilat do të jenë ndeshjet e para që nga vdekja e Mbretëreshës.

Ndërkaq, ndeshjet e fundjavës së kaluar janë shtyrë në shenjë respekti.

Tottenham ishte ndër klubet që mbajtën një minutë heshtje të martën (Imazhi: Getty Images)

Premier League dhe Liga angleze e futbollit (EFL) kishin shtyrë rundin e ndeshjeve pas vdekjes së Mbretëreshës, të cilat ishin paraparë të mbaheshin javën e kaluar.

Në një deklaratë, Premier League kishte bërë të ditur se “Në një takim këtë mëngjes, klubet e Premier League i bënë homazhe Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II.

Kjo vizitë erdhi për ta nderuar jetën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm për kombin, dhe si shenjë respekti.

‘Periudha e heshtjes’ në Anfield zgjati për rreth 30 sekonda

Shefi Ekzekutiv i Premier League, Richard Masters, kishte thënë “Ne dhe klubet tona dëshirojmë të bëjmë homazhe për shërbimin e gjatë dhe të palëkundur të Madhërisë së Saj për vendin tonë”.

Pothuajse në të gjitha ndeshjet e Ligës së Futbollit u luajt himni kombëtar. Një “periudhë heshtjeje” u mbajt në ndeshjet e EFL si dhe në ndeshjen Liverpool-Tottenham në Ligën e Kampionëve.

Ka edhe gjashtë ndeshje të tjera të Kampionatit EFL të mërkurën, ndërsa Chelsea, Manchester City dhe Rangers janë në aksion në Champions League.

Ndeshjet e para të fundjavës në Premier League janë të premten, ndërsa Aston Villa pret Southampton dhe Fulham udhëtojnë në Nottingham Forest.

Premier League dhe Championship anulohen për këtë fundjavë

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika