Kevin McCarthy zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së

Votimi vendimtar filloi të premten mbrëma dhe përfundoi në mëngjesin e së shtunës. Lideri republikan, Kevin McCarthy, ka fituar postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së

Kevin McCarthy është zgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

U deshën 15 raunde, një votim në mesnatë dhe një grindje gati me grusht në dhomat e shenjta të Kongresit, që Kevin McCarthy të zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Nëpërmjet një kombinimi të sharjes, përdredhjes së krahut dhe drejtimit të gishtave, kongresmeni nga Kalifornia ia doli të bindë mjaft nga 20 republikanët e qëndrueshëm për ta mbështetur atë ose të paktën të mos e kundërshtojnë në mënyrë eksplicite, ofertën e tij për karrigen e Kryetarit.

Votimi vendimtar filloi të premten mbrëma dhe përfundoi herët në mëngjesin e së shtunës. Ai erdhi gjithashtu pas një votimi dramatik të dështuar, ku McCarthy doli një votë më pak dhe u përball me reprezentuesin amerikan, Matt Gaetz, në katin e Dhomës.

McCarthy fitoi detyrën pas 15 raundeve të votimit, pavarësisht se partia e tij mban shumicën në dhomë.

Më herët, mes skenave të nxehta në dhomë, Kongresmeni nga Alabama duhej të frenohej fizikisht nga kolegët, teksa bërtiste dhe drejtonte gishtin drejt Gaetz.

Gaetz kundrejt McCarthy pasi McCarthy u përball me të
Gaetz kundrejt McCarthy pasi McCarthy u përball me të

Kryetari përcakton axhendën e Dhomës dhe mbikëqyr punën legjislative. Posti është i dyti në radhë pas presidencës pas zëvendëspresidentit të SHBA-së.

Duke folur pas konfirmimit të tij, McCarthy shkroi në Twitter.

“Shpresoj që një gjë të jetë e qartë pas kësaj jave: Unë kurrë nuk do të dorëzohem. Dhe nuk do të dorëzohem kurrë për ju, popullin amerikan”, deklaroi ai.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e përgëzoi McCarthy për fitoren e tij dhe tha se mezi priste të bashkëpunonte me Partinë Republikane.

“Populli amerikan pret që liderët e tyre të qeverisin në një mënyrë që vendos nevojat e tyre mbi gjithçka tjetër, dhe kjo është ajo që ne duhet të bëjmë tani,” tha ai.

Republikanët tashmë janë zotuar t’i nisin hetimet mbi marrëdhëniet dhe administrimin e biznesit familjar të Biden.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika