KFOR-i i ka kthyer përgjigje Serbisë në kërkesën e tyre për kthim të ushtrisë në Kosovë

Mediat në Serbi kanë bërë të ditur se përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Serbisë, në vendkalimin kufitar në Merdar, kanë marr përgjigje nga përfaqësues të KFOR-it në kërkesën e tyre për kthimin e një numri të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe Policisë serbe në territorin e Kosovës

Pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë

Përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Serbisë, në vendkalimin kufitar në Merdar, kanë marr përgjigje nga përfaqësues të KFOR-it në kërkesën e tyre për kthimin e një numri të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe Policisë serbe në territorin e Kosovës.

Mediat në Serbi kanë bërë të ditur se përgjigja nga KFOR-i është marrë në vendkalimin kufitar në Merdar.

“Ministria e Mbrojtjes ka dorëzuar dokumentin e lartpërmendur në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qëllim që ta njoftojë Presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Ata bënë se zyra e Presidentit serb konfirmoi marrjen e dokumentit dhe tha se Vuçiqi do të njoftohet për përmbajtjen e përgjigjes sapo të mbërrijë nga Hilandar.

Qeveria e Serbisë i ka dorëzuar më 16.12.2022 një letër KFOR-it, në të cilën i ka kërkuar që të bëhet kthimi i një numri të trupave serbe në Kosovë.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika