KFOR-i largon dy kamionët e djegur që u vendosën si barrikadë

Njësitëve të KFOR-it i janë dashur mbi 5 orë per largimin e dy kamionëve që u vendosën si barrikadë tek Shkëmbi i Dudës. Në operacionin e KFOR-it, prezent ishin edhe zyrtrët e Policisë se Kosovës e misioneve të tjera që kujdesen për sigurinë në Kosovë

Destinacioni i  makinerive e i ushtarëve të KFORIT, është Mitrovica e veriut.

Këtë herë jo për të monitoruar  barrikadat e vendosura nga grupe kriminale serb, por për të bërë largimin e tyre.

Dy kamionet qe u vendosen për të bllokuar rrugën tek “Shkëmbi i Dudës”, u djegën dhe për këtë askush nuk ndërmorri ndonjë veprim për largimin e tyre.

Ishte KFOR që njoftoj gjatë ditës se njësitet e saj do kujdeseshin për lirimin e kësaj rruge.

“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, ka thënë KFOR.

Kjo rrugë që të dërgon tek pika kufitare në Jarinje, mesditën e sotme u mbush me njësitë të KFOR, Eulexit e Policisë së Kosovës.

Të parët qa shkojnë tek dy kamionët e vendosur tash e më shumë se 1 javë, janë ekipet e deminimit të KFOR-it.

Pasi sigurohen se nuk ka ndonjë rrezik, pjestarët e Misonit paqëruajtës të Natos, fillojnë përgaditjet për tërheqjen e automjetit të parë.

Teksa po bëheshin gati, mjete të rënda të KFOR-it zunë vend aty.

Patrullimët e njësive në këtë rrugë, ishin të shpeshta teksa tentimet për largimin e kamionëve vazhdonin.

Madje duke tentuar të tërhiqet, kamioni u dëmtua edhe më shumë cka u shkaktoi probleme ushtarëve.

Derisa këta ushtarë vazhdonin me punën e tyre, zyrtarët policor të Kosovës u kujdesën që shoferëve që kalonin këndej ti tërhiqej vërejtja per shpejtësinë.

Megjithatë pas disa ore mundi, kamioni i parë u tërhoq me sukses, për të vazhduar me heqjen e dheut e ngarkimin e tij në nje mjet transportues.

E gjithë kjo monitorohej me një vëmendje të pjestarëve të KFOR-it.

Me lehtë e më shpejtë u largua kamioni i dytë, por për të vazhduar punën tutje ushtarëve iu soll edhe ndriqimi.

E gjithë kjo shtoi edhe kurreshtjen e qytetarëve, që pak metra me tutje ishin mbledhur dhe shikonin cfarë po ndodhte.

Këto barrikada në rrugët e veriut të Kosovës, u vendosen nga banda kriminale në shenjë pakënaqësie me arrestimine e ish zyrtrit policor Dejan Pantiq, nga ana e policisë së Kosovës.

Përvec kësaj barrikade, të tjerat u larguan nga vetë ata që i vendosën, pasi Gjykata ia zëvendësoj masën e paraburgimit ish policit, me arrest shtëpiak.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika