KFOR-i për pretendimet e Vuçiqit për dronët: Nuk kemi ende ndonjë provë

KFOR-i në lidhje me pretendimet e mediave serbe se përmes dronëve nga territori i Republikës së Kosovës janë vëzhguar bazat ushtarake rreth kufirit me Kosovën ka thënë "se ende nuk ka ndonjë provë në lidhje me këto raportime"

Ilustrim





“Për momentin nuk kemi ndonjë provë për atë që është raportuar në media”.

Kështu ka deklaruar KFOR-i në një përgjigje për RTV Dukagjinin pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq lidhur me pretendimin se dronë të panjohur po lëviznin nga territori i Republikës së Kosovës mbi vendbanimin e Rashkës.

Për këtë, të martën ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se veprime të tilla kanë për qëllim tentim-destabilizimin e Republikës së Kosovës përmes ngjalljes së frikës te komuniteti serb për pretendimet se masa të dhunshme do të ndërmerren nga ana e institucioneve të Qeverisë së Kosovës te të gjithë ata që përdorin targa ilegale të Serbisë.

Mehaj kishte thënë se pretendime të tilla po bëhen me pretekst të rritjes së numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës.

“Në lidhje me deklarimin e presidentit të Serbisë, për gjoja lëvizjen e dronëve të panjohur nga territori i Republikës së Kosovës mbi vendbanimin e Rashkës, njoftojmë qytetarët se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, dhe çfarëdo diskursi i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendjeje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”, ka deklaruar Mehaj.

Ai thekson se Ushtria e Republikës së Kosovës do të garantojë mbrojtjen e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe çdo veprim i Kosovës, në koordinim me aleatët ndërkombëtarë do të bëhet me qëllim të mbrojtjes së integritetit territorial dhe vlerave demokratike evropiane.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, sot ( e mërkurë) ka njoftuar se mobilizimi i ushtrisë serbe nuk ishte urdhëruar për shkak të dronëve, por se ata po realizojnë patrullimin dhe kontrollin e rregullt të vendit.

Ngritja e flamujve nga Ushtria Serbe për shkak të dronëve që janë vërejtur rreth vijës administrative me Kosovën, siç raportuan mediat dje, ka trazuar rrjetet sociale.

Pse Vuçiq ka urdhëruar mobilizimin e ushtrisë serbe?

 





Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika