KGJK-ja planifikon rritjen e taksave gjyqësore, vlerësohet dekurajim për qytetarët

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përmes një nismë për ndryshimin e udhëzimit administrativ për Unifikimin e taksave Gjyqësore, ka paraparë rritjen e tarifave në gjykatë. Kjo po kundërshtohet nga njohës të sistemit të drejtësisë, të cilët thonë se rritja është shumëfish më e lartë dhe se me të bëhet edhe shkelje e të drejtave të njeriut

Kushdo që interesohet që të ketë një certifikatë të gjendjes penale është i detyruar që të paguaj shumën prej 5 euro .

Por, kjo pagesë pritet të rritet për 10 euro në të ardhmen.

Kjo pasi që Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka inicuar ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për unifikimin e Taksave Gjyqësore, e që të gjitha taksat e parapara aty parashihen të rriten.

Megjithatë shumat që kanë caktuar në këtë udhëzim, besohet se janë shumfishë më të lartë se që kanë qenë me udhëzimin e 2017.

“Është një rritje enorme e taksave gjyqësore dmth prej asaj që ka qenë në vitin 2017 ka shkuar nëse analizohet pak më thellë ky udhëzues shihet se ka rritje deri në 500% të taksave gjyqësore, kemi tek padite nuk ka më padi nën 100 euro”, thotë Yll Zekaj – Avokat.

Zekaj shton se me këtë rritje KGJK-ja, bënë shkelje të të drejtave të njeriut.

“Kemi trefishim apo rritje të trefishit të taksave me udhëzimin e ri administrativ që faktikisht kjo e cenon edhe një të drejtë kushtetuese, për tju drejtuar gjykatës për tu trajtuar rasti i tyre në Gjykatë, duke rënduar xhepin e qytetarëve dhe duke ua pamundësuar atij që të kërkojë të drejtën nga ana e gjykatës.”

Derisa nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thonë se ky ndryshim duhet të jetë i arsytuar mirë, cka mungon në këtë fazë.

“Çfarëdo lloj ndryshimi duhet të jetë i arsyetuar mirë, dhe i bazuar dhe të ketë një arsyetim që është valid edhe i qëndrueshëm, në të kundërtën cdo rritje e tillë mundet me u pa si dekurajim i qytetarëve të Kosovës, për të ushtruar të drejtën e tyre për të marr shërbime përmes gjykatave, dhe për të ushtruar të drejtën e tyre për padi dhe me fitu ligjshmërinë”, thotë Arbresha Loxha – GLPS.

Nga KGjK, nuk kanë treguar se mbi cilat arsye është nisur ky ndyshim i tarifave, porse kanë thënë se i njëjti është në konsulltim publik.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), është në fazën e ndryshimit të Udhëzimit Administrativ për unifikimin e Taksave Gjyqësore, ku ju njoftojmë se i njëjti është në fazën e konsultimit publik, që nga data 20 shkurt 2024. Pas konsultimit publik do të vendosim për hapat  e radhës, varësisht nga komentet që vijnë. Gjithashtu, ju njoftojmë se në draftin e parë janë rritur taksat, por njëkohësisht është rritur edhe numri i kategorive të personave të cilët janë të liruar nga pagimi i taksave, prandaj, pas shqyrtimit të komenteve ne do të kemi një pasqyrë të plotë të gjendjes reale.”

Sipas memorandumit shpjegues për këtë udhëzim, si pjesë e re në draft parashihen edhe procedurat përmbarimore dhe tarifat e taksës gjyqësore për Gjykatën Komerciale, e themeluar së fundmi.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika