Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei ka deklaruar se Irani nuk do të hezitojë të hakmerret për gjakun e iranianëve që kanë humbur jetën në konfliktin aktual.
Ai veçanërisht përmendi incidentin tragjik në qytetin e Minab, ku një sulm në një shkollë për vajza la të vdekur 168 persona, përfshirë rreth 110 fëmijë, sipas autoriteteve iraniane.
Irani thotë se shkolla u godit nga një raketë amerikane, megjithëse SHBA-ja ka mohuar përgjegjësinë ndërsa vazhdon një hetim për këtë ngjarje.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit zotohet të vazhdojë të bllokojë Ngushticën e Hormuzit
Khamenei gjithashtu ka deklaruar se Irani duhet të vazhdojë të përdorë “mjetin e bllokimit të Gjirit të Hormuzit”.
Ai ka theksuar se Irani ka një politikë “miqësie” me vendet fqinje, por paralajmëroi që ato të mbyllin bazat amerikane, të cilat Irani do të vazhdojë t’i synojë.
Kjo është hera e parë që dëgjohet zëri i tij zyrtar që kur u emërua pasardhës i babait të tij, udhëheqësit të ndjerë Ali Khamenei. Emërimi i Mojtaba Khameneit si lider suprem u bë nga Asambleja e Ekspertëve të Iranit dhe është publikuar në mediat shtetërore.
Ndërkohë, Ushtria Izraelite (IDF), ka njoftuar se ka vëzhguar raketa të nisura nga Irani drejt territorit të Izraelit dhe po përdor sistemet e mbrojtjes për t’i interceptuar këto kërcënime.
