Kica-Xhelili për mostrat në rastin Dehari: Kjo është terror, terror serik mbi drejtësinë

“’Zhduken’ mostrat e Astrit Deharit. Tani qenkan “kthyer” në një frigorifer pa qasje në kamera. Për çfarë shteti po flasim? Për çfarë drejtësie po flasim? Për çfarë hetime po flasim? Kjo nuk është shokuese. Kjo është terror! Terror serik mbi drejtësinë! Kjo gjendje veç normale nuk është. Tanimë Instituti i Mjekësisë Ligjore veç dëshmi e drejtësi s’mund të nxjerrë. Ministrat e drejtësisë nuk kanë kredibilitet më. As dikur, as sot. Ja që sot përgjegjësit fshihen. Të dikurshmit e të sotmit, njëlloj. Aktakuza dikur, aktakuza sot. Sot s’ke as kujt i kërkon dorëheqje, as përgjegjësi. I kanë normalizuar të gjitha. Edhe harresën, edhe apatinë kolektive”, ka shkruar ajo në Facebook.

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili

Gjatë ditës së premte në mediat në Kosovë është raportuar se janë gjendur një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, që u raportuan në dhjetor të viti të kaluar të zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

E, për këtë ka reaguar deputetja e LDK-së, Dorasa Kici-Xhelili, e cila ka thënë se kjo nuk është shokuese, por është terror, terror serik mbi drejtësinë.

Ajo gjithashtu ka kritikuar ministrin e Drejtësisë të kësaj qeverisej por edhe të kaluar duke thënë se ministrat e Drejtësisë nuk kanë më kredibilitet.

“’Zhduken’ mostrat e Astrit Deharit. Tani qenkan “kthyer” në një frigorifer pa qasje në kamera. Për çfarë shteti po flasim? Për çfarë drejtësie po flasim? Për çfarë hetime po flasim? Kjo nuk është shokuese. Kjo është terror! Terror serik mbi drejtësinë! Kjo gjendje veç normale nuk është. Tanimë Instituti i Mjekësisë Ligjore veç dëshmi e drejtësi s’mund të nxjerrë. Ministrat e drejtësisë nuk kanë kredibilitet më. As dikur, as sot. Ja që sot përgjegjësit fshihen. Të dikurshmit e të sotmit, njëlloj. Aktakuza dikur, aktakuza sot. Sot s’ke as kujt i kërkon dorëheqje, as përgjegjësi. I kanë normalizuar të gjitha. Edhe harresën, edhe apatinë kolektive”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo theksoi se drejtësia sot në Kosovë është nën patronazhin e individëve.

“Kur kërkojmë drejtësi, na thonë “mos kërkoni ju” që nuk e keni njohur. Drejtësia është marrë nën patronazh individësh sot. Këtë vend po e vrasin në mënyrë serike, pa dallim. Po e vrasin, po e përdhunojnë çdo dozë njerzillëku, e në fund s’po e lënë as të qaj. Për më keq, janë përfshirë emocionet e një familjeje që këtë dhimbje borxh askujt s’ia patën. Emocione që janë përdorur e keqpërdorur. Përdoren e keqpërdoren. Por, kjo nuk duhet ta step asnjërin nga ne. Përkundrazi! Ja që duhet të kërkojmë drejtësi. Ja që do të flasim. Ja që s’do të pyesim. Ja që s’do të ndalemi as kur në banalitetet e skajshme të çnjerzillëkut ta ndalojnë fjalën edhe në kërkim të drejtësisë. Ja që ky rast, fatkeqësisht, nuk është më vetëm i familjes së tij. Ja që ky rast nuk është partiak. Ja që ky rast sot jemi të gjithë pa dallim. Ja që ky rast nuk ka guxuar t’i ndodh askujt, por sot duket që mund t’i ndodh secilit.Ja pse kemi pasur nevojë për Veting gjithpërfshirës. Ja pse na janë prerë këmbët sot nga Komisioni i Venecias, sepse për padrejtësinë tonë pyetëm të tjerët, sepse nuk ishim kurrë të zot për veten”, ka shtuar Kica-Xhelili.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika