Kimi konfirmon largimin nga “American Idol”

Artisti shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili para një kohe u bë viral pasi që mori pjesë në “American Idol”, ka bërë të ditur se është tërhequr nga kjo garë

Kimi

Artisti me origjinë nga Kosova, Freskim Rama, i njohur për publikun me emrin artistik Kimi, është tërhequr nga gara e “American Idol”.

Këtë largim, nga ky show i madh i talenteve ai e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

“Dua t’ju njoftoj the gjithve se nuk do të performoj në javën e Hollywood. Jam shumë mirënjohës i American Idol që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota. Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi vazhdoni te me mbeshtetni pasi qe ky është vetëm fillimi. Ka shumë më tepër nga Kimi për të ardhur,” ka shkruar ai.

Ai thotë se nuk do të performojë më, por që për të ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe në këtë rrugëtim takoi njerëz të mahnitshëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kimi (@urboykimi)

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika