“Kjo është gënjeshtër”, Osmani thotë se LVV nuk ia ofroi nënshkrimet për rizgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mohuar se Lëvizja Vetëvendosje i ka ofruar nënshkrimet dhe përkrahjen për rizgjedhje si Presidente e Republikës.

Sipas njoftimit të Presidencës, pretendimet e bëra nga VV janë të pavërteta.

“Demant – Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës. Kjo është gënjeshtër!”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se partia e saj i kishte ofruar presidentes Vjosa Osmani 30 nënshkrime nga deputetët e LVV-së për kandidim, por sipas saj, Osmani nuk kishte pranuar ofertën.

Nagavci po ashtu theksoi se LVV-ja është e gatshme të ofrojë nënshkrime edhe për dy partitë tjera opozitare për të shmangur zgjedhjet e reja.

Nagavci: Ia kemi ofruar Osmanit 30 nënshkrime, nuk ka pranuar ofertën

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika