“Kjo nuk është kënga nëpër borë e nëpër shi, po ushtrimet fizike të Policisë së Kosovës”

Kadetët e Policisë së Kosovës, shihen duke u stërvitur nëpër shi, në një video të publikuar nga instruktori i Policisë së Kosovës, Anton Cena

Pamje nga stërvitja

Instruktori i Policisë së Kosovës, Anton Cena ka publikuar një video në rrjetin e tij social Facebook, ku shihen pjesëtarët e akademisë policore duke u stërvitur nën rrebeshin e shiut.

Cena ka shkruar se “Kjo nuk është kënga nëpër borë e nëpër shi, po ushtrimet fizike të Policisë së Kosovës”.

Është gjenerate e 57-të e PK-së ajo që është duke vazhduar stërvitjet, ka thënë Cena në shkrimin e tij.

“Nëse je vet kampione e nga të tjerët nuk krijon kampion atëherë nuk ke bere asgjë”.

Ai ka ngritur një pyetje duke shtuar se “pa mund nuk ka fitore, apo jo?”.

Departamenti i Trajnimeve të Policisë së Kosovës ishte krijuar në vitin 2004 si pjesë organizative e Shtyllës së Administratës të Policisë së Kosovës, ndërsa me ndryshimet e fundit është nën shtyllën e Personelit dhe Trajnimeve të PK-së.

Departamenti i Trajnimeve është krijuar me qëllim që të përcjellë sistemin e arsimimit, edukimit dhe trajnimit të të gjithë zyrtarëve të organizatës, si dhe të krijojë kapacitete të  mjaftueshme për zhvillimin e trajnimeve brenda Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika