Klinaku për bastisjet në banesën e Bahri dhe Fahri Fazliut: ZPS të poshtër, s’ka shtet serioz

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas bastisjeve së Speciales në banesat e dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu në "Kodrën e Diellit" në Prishtinë

Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK-së), Faton Klinaku, ka reaguar pas bastisjes së kryer nga EULEX-i dhe Zyra e Prokurorisë së Specializuar në banesat e dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Klinaku ka theksuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, “vazhdon me filmat e tyre”.

Në fund të postimit të tij në Facebook, Klinaku duke shprehur mosbesimin e tij ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka thënë: “ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz.”

“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre.  Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë. P.S ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”, ka shkruar ai.

Prokuroria Speciale dhe EULEX po kryen bastisje në banesën e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu

Pjesëtarët e EULEX-it dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë duke kryer bastisje në Prishtinë.

Bastisja ka nisur në orët e mëngjesit dhe po vazhdon në banesën e tyre në lagjen “Bregu i Diellit”.

Lajmin e bëri të ditur Fahri Fazliu, i cili është familjar i dëshmorëve. Aty po qëndron edhe avokati i familjes Artan Çerkini.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika