Prokuroria Speciale dhe EULEX-i po kryejnë bastisje në banesën e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu

Pjesëtarët e EULEX-it dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë duke kryer bastisje në banesën e familjarëve të Bahri dhe Fahri Fazliu, në Prishtinë

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pjesëtarët e EULEX-it dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë duke kryer bastisje në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur Fahri Fazliu, i cili është familjar i dëshmorëve.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se “Do t’i përballojmë edhe kësaj fortune! Erërat lëkundin degët, por trungun jo”.

Fahri Fazliu është nipi i dy heronjve të kombit, Bahri Fazliu dhe Fahri Fazliu.

Bastisja ka nisur në orët e mëngjesit dhe është duke vazhduar në banesën e tyre në Breg të Diellit në Prishtinë.

Aty po qëndron edhe avokati i familjes Artan Çerkini.

Ndryshe, Fahri Fazliu gjatë muajit qershor të vitit 2021 ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, nga Zyrja e Prokurorit të Specializuar, edhe pse ai gjatë periudhës së luftës ishte vetëm 8 vjeçar.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika