Klinaku për Specialen: Është turp që politikanët tanë nuk merren me këtë çështje

Ushtruesi i Detyrës së OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, i ka kritikuar partitë politike, për të cilat, ka thënë se nuk janë duke marrë asnjë veprim për ta kundërshtuar Gjykatën Speciale

Faton Klinaku

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila e dënoi me 26 vjet burgim ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa, ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ushtruesi i Detyrës së OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se po të ishte e vendosur Gjykata Speciale në Kosovë, do të kishin marrë hapa, por sipas tij, është e pamundur të merren hapa për të, pasi gjykata e ka selinë në Hagë.

Klinaku i ka kritikuar partitë politike, për të cilat, ka thënë se nuk janë duke marrë asnjë veprim për ta kundërshtuar Gjykatën Speciale.

“Po të ishte Gjykata Speciale këtu në Kosovë, hapat do t’i kishit parë. Por ne nuk mund të bëjmë kurrfarë hapash këtu, përderisa kjo e ka selinë e vet në Hagë. Kuvendi i Kosovës është dashur të merret me këtë çështje sepse është turp për neve që ish-kryeministri, siç është i Britanisë së Madhe, ish-liderë botërorë merren dhe akuzojnë Gjykatën Speciale që është gjykatë politike e Kuvendi i Kosovës, politikanët tanë nuk merren fare me këtë çështje është absurde, dhe e dëmshme për vetë popullin tonë”, ka thënë Klinaku.

Gjykata Speciale, këtë të premte, e ka dënuar me 26 vjet burgim, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nën pretendimin se ka kryer krime lufte.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika