KLP hap garën për drejtuesin e ri të SPAK

Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLP) në Shqipëri ka hapur sot(e mërkure) garën për drejtuesin e ri të SPAK, që do të pasojë në këtë post Altin Dumanin.

Mbledhja e KLP u zhvillua tre muaj para përfundimit të mandatit të Dumanit, në një sallë ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Me unanimitet votash, 11 nga 11 anëtarë të Këshillit votuan pro shpalljes vakant të drejtuesit të SPAK dhe nisjes së procedurës së ngritjes në detyrë për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj strukture. I vetmi debat i regjistruar lidhej me kohën që do t’u lihet kandidatëve për paraqitjen e interesit të tyre. Nga afati minimal 2-javor i parashikuar në ligj, Këshilli vendosi t’u japë kandidatëve 21 ditë afat, deri më 8 tetor, për të dorëzuar interesin dhe platformat në KLP.

Sipas Kushtetutës, kreu i SPAK zgjidhet nga radhët e prokurorëve të kësaj prokurorie, me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mandati i tij është trevjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje, çka do të thotë se Altin Dumani nuk mund të rikandidojë për një mandat të dytë.

Edhe pse kandidatët kanë tre javë kohë dhe deri më tani nuk është zyrtarizuar asnjë emër, më të përfolurit si pretendentë të mundshëm janë: Adnand Xholi, Klodian Braho, Vladimir Mara dhe prokurorja Anita Jella.

Për të qenë pjesë e garës, kandidatët duhet të paraqesin një platformë me shkrim në KLP, ku të dokumentojnë përvojën e tyre në ndjekjen e çështjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar, aftësitë në drejtimin e një strukture dhe hartimin e rregulloreve administrative, menaxhimin e çështjeve që kanë marrë vëmendje publike dhe ndërveprimin me median, si edhe vizionin për organizimin e SPAK.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika