Kodi civil, Ymeri – Rrahmanit të VV-së: Sjellja dhe vota juaj është antikushtetuese

Analisti, Visar Ymeri

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, në “Debat Plus” i është drejtuar deputetit të VV-së, Eman Rrahmanit, për qëndrimet kundër Projketkodit Civil, duke i thënë se “vota dhe sjellja e juaj është antikushtetuese”.

Rrahmani ishte në mesin e atyre që votuan kundër Kodit Civil, së bashku me disa deputetë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe të komuniteteve joshumicë.

“Ti the që për shembull veproni sipas Kushtetutës, e drejtë kushtetuese me votu si deputet qysh dush. Në fakt e drejta kushtetuese është me votu qysh duhet, po jo me shkelë Kushtetutën. Kushtetuta jonë është goxha liberale për të drejtat e njeriut. S’di kur e ke lexuar për herë të fundit. Tash ti kur voton kundër kodit civil për shkak të bashkësisë, ose lejimi të bashkësisë së një çifti homoseksual, atëherë ti po e shkel kushtetutën, pasi Kushtetuta e jonë këtë e lejon… ka qenë diskutim i madh për atë nen të Kushtetutës nga konservatorizmi, qoftë ai patriarkale, kombëtare ose religjioze pse me leju atë… kështu që, unë mendoj që vota dhe sjellja e juaj është antikushteutuse, po fals për Kodin civil në këtë rast”, ka thënë Ymeri.

E kësaj Rrahmani iu kundërpërgjigj duke thënë se “nuk e kisha pritur prej Visarit”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika