Komandanti i FSK-së priti në takim Komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni ushtarake Komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, Gjeneral Metin Tokel.

Jashari e uroi Tokel për emërimin e tij në pozitën Komandantit të Forcave Tokësore, dhe gjithashtu falënderoi për vizitën në Republikën e Kosovës, njofton Dukagjini

Gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, me theks të veçantë trajnimet dhe aktivitetet të cilat kanë pasur një rol të veçantë në zhvillimin dhe ngritjen e Forcës, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në funksion të ngritjes së kapaciteteve ushtarake të FSK-së.

Nga ana e tij, Gjenerali Tokel rikonfirmoi përkushtimin e tij por edhe të Forcave të Armatosura të Turqisë, për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me FSK-në, duke vlerësuar lartë zhvillimin dhe profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës.

Në përfundim, të dy gjeneralët u pajtuan për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, me fokus në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim të avancimit të ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave tona.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika