Komandanti i KFOR-it takon shefin e AKI-së dhe drejtorin e Policisë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka takuar në kampin “Film City” në Prishtinë, drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti, dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha

Fotografi: KFOR

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka takuar në kampin “Film City” në Prishtinë, drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.

Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i përmes një postimi në platformën X.

KFOR-i njoftoi se komandanti Ulutas ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në mes të institucioneve.

KFOR-i ka rritur prezencën e saj ushtarake në veri të Kosovës pas sulmit terrorist nga grupi paraushtarak serbë më 24 shtator në Banjskë të Zubin Potokut, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika