Komandanti nga Kosova në Turqi: Shpresojmë që me ekipet tona të ndihmojmë sado të mundemi

Egzon Syla, komandant i grupit të kërkim-shpëtimit nga Kosova ka dhënë një intervistë në Turqi lidhur me tërmetet e ndodhura atje. Ai ka treguar se janë një ekip prej 30 vetash, e gjithashtu kanë edhe qen për kërkim-shpëtim

Egzon Syla. komandant i grupit të kërkim shpëtimit nga Kosova

Gazetari i A2 CNN që ka udhëtuar në Turqi dhe po raporton lidhur me situatën e krijuar nga tërmetet që nisën ditën e hënë, ka realizuar një intervistë me komandantin e grupit të kërkim shpëtimit nga Kosova, Egzon Sylën.

Syla në intervistë është shprehur se grupi përbëhet nga më shumë se 30 veta, të cilët janë të specializuar për situata të tilla, ndërsa kanë edhe qen për kërkim-shpëtim.

“Shprehim ngushëllime për popullin dhe fatkeqësinë që ka ndodhë këtu, shpresojmë që edhe të lënduarit sa më shpejtë të shërohen”, ka thënë Syla.

“Kemi nisur dje udhëtimin  me aeroplan, por për shkak të fluksit të fluturimeve ende nuk kemi arritur në zonën ku do të ndërhyjmë. Ne kemi dy ekipe të kërkim-shpëtimit urban që janë të specializuara për këtë punë, kemi gjithashtu edhe  qen të kërkim-shpetimit. Shpresojmë që me kapacitetet tona t’ia dalim të ndihmojmë me sado të mundemi. Kemi një grup më shumë se 30 veta, shpresojmë të ia dalim mbanë dhe të ndihmojmë sa do pak”, u shpreh Syla, komandant i grupit.

 

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika