Kombëtarja e Kosovës në Hendboll kualifikohet në fazën e dytë për Botërorin 2023

Ndeshja e zhvilluar të shtunën e 5 nëntorit në Palestrën Sportive në Istog mes Kombëtares së Kosovës dhe Ishujve Faroe ka rezultuar me sukses për nikoqirët duke bërë që për herë të parë Kosova të kalojë fazën e parë për Botëror

Klubi i Hendbollit "Istogu"

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll kanë arritur të kualifikohen në fazën e dytë për Botërorin 2023.

“Kalojmë për herë të parë në fazën e dytë kualifikuese për Botëror”, ka shkruar Federata e Hendbollit të Kosovës në Facebook.

Ndeshja është zhvilluar në palestrën në Istog, me rezultat 28 me 29 për Kosovë.

Ndryshe këto dy klube kanë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të fazës së parë për Botërorin 2023, përballja e parë është zhvilluar të enjten e 3 nëntorit ndërsa e dyta të shtunën e 5 nëntorit.

Nënkryetari i Komunës së Istogut, Ali Nimanaj, ka uruar vajzat përmes një postimi në Facebook, dhe këtë fitore e ka quajtur sukses historik.

“Sonte, në Istog, në ndeshjen e dytë vendimtare kundër Kombëtares së Ishujve Faroe, Kosova arriti suksesin historik të kalimit të një rundi për kualifikim në Kampionatin Botëror të Hendbollit”, ka shkruar Nimanaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika