Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të mblidhet të enjten në orën 09:00.
Në këtë mbledhje, deputetët do të shqyrtojnë disa pika të rendit të ditës, përfshirë miratimin e rendit të ditës dhe shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Po ashtu, në komision do të paraqitet edhe njoftimi me Raportin Vjetor të punës së Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Burgosurve, të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë, si dhe të Komisionit të Ankesave.
Në fund të mbledhjes janë paraparë edhe pika të ndryshme për diskutim.