Komiteti i PE-së voton pro liberalizmit të vizave, Bislimi: Edhe një hap tjetër i rëndësishëm u përfundua, presim finalizimet tjera 

Pas votim pro liberalizmi të vizave për Kosovën në Komitetin e Parlamentit Evropian për Lirinë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, Besnik Bislimi ka thënë se ky është një hap tjetër I rëndësishme që u përfundua

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar votimin pro liberalizmit të vizave për Kosovën në Komitetin e Parlamentit Evropian për Lirinë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme.

Bislimi tha se ky është një hap i rëndësishëm duke treguar hapat e radhës.

Komiteti i PE-së voton pro liberalizmit të vizave për Kosovën

“Edhe një hap tjetër i rëndësishëm u përfundua sot rreth çështjes së liberalizimit të vizave. Në takimin e anëtarëve të Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian, u votua pozitivisht mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Hapi i rradhës do të jetë votimi në seancën plenare në Parlamentin Evropian dhe mëtej votimi në Këshillin e Ministrave të BE-së, para hyrjes në fuqi”, ka shkruar Bislimi.

Bislimi tha se mirëpret finalizimin e hapave të ardhshëm.

“Përshëndesim votimin pozitiv të sotëm dhe mirëpresim finalizimin e hapave të ardhshëm, deri në përfundimin e procedurave të nevojshme për nisjen e lëvizjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika