Komuna e Gjilanit, Vitisë dhe Gjakovës mbajnë aktivitete kulturore për Ditën e Çlirimit

Komuna e Gjilanit, Vitisë dhe Gjakovës mbajnë aktivitete kulturore për nder të Ditës së Çlirimit, të martën e 14 qershorit. Këto aktivitete do të fillojnë nga ora 09:00 deri në orën 22:00

Ilustrim

Komuna e Gjakovës, e Gjilanit dhe ajo e Vitisë, të martën e 14 qershorti do të zhvillojnë aktivitete kulturore për nder të Ditës së Çlirimit.

Nga ora 10:00 në Gjakovë do të bëhen homazhe te lapidari “Shokët e lirisë”, dhe nga ora 12:00 do të bëhet dhurim vullnetar i gjakut.

Në orën 18:00, do të ketë ekspozitë personale nga Agron Mulliqi, në Galerinë e Arteve te Pallati i Kulturës “Arsim Vokshi”.

Në orën 20:30 do të shfaqet filmi “Zgjoi”,ndërsa në orën 22:00 do të ketë performancë muzikore Ashikët & Friends në parkun Kulturor “Ali Podrimja”.

Gjilan  nga ora 09:00 deri në orën 10:00 do të shënohet aktiviteti “Vrapimi i lirisë”, kurse në orën 11:00, do të zhvillohen garat komunale të notit.

Për nder të çlirimit të Gjilanit, në orën 15:00 do të zhvillohet programi i shkurtër i bibliotekës. Në orën 20:00, do të shfaqet monodrama “Cili je… cili je…”, i Bedri Selmanit, në teatrin e qytetit.

Ndërkaq në Viti, në orën 9:30 do të mbahet një seancë solemne, ndërsa në orën 10:00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Ndërsa, me fillim nga ora 19:00, do të mbahet koncert festiv në sheshin e qytetit.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika