Komuna e Prishtinës do të punojë edhe të shtunave

Drejtoria e Administratës- Sektori i Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës do të punojë gjatë pauzës dhe të shunave. Ky vendim vjen për shkak se gjatë muajve të verës rriten kërkesat nga ana e qytetarëve që të pajisjen më dokumentet, pasi vijnë edhe bashkatdhetarët të cilët jetojnë jashtë Republikës së Kosovës

Komuna e Prishtinës

Nga 23 korriku deri më 30 shtator, Drejtoria e Administratës- Sektori i Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës do të punojë edhe të shtunave deri në ora 14:00, kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës në Facebook.

Përveç kësaj, Drejtoria e Administratës- Sektori i Gjendjes Civile do të punojë edhe gjatë pauzës.

“Obligohet Drejtoria e Administratës-Sektori i gjendjes civile që të punojnë gjatë kohës së pauzës si dhe ditëve të shtuna, duke filluar nga data 23 korrik deri me 30 shtator 2022 nga ora 10:00 deri në ora 14:00”.

Komuna e Prishtinës ka thënë se ky vendim është marrë për shkak se gjatë muajve të verës rriten kërkesat nga ana e qytetarëve që të pajisjen më dokumentet, pasi vijnë edhe bashkatdhetarët të cilët jetojnë jashtë Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se, nëpunësit civilë të cilët do të punojnë jashtë orarit të rregullt të punës të përcaktuar, me këtë vendim, t’u aplikohen dispozitat ligjore në fuqi (kompensimin e për orë shtesë apo shfrytëzimin i ditëve të lira për numër të orëve të punës)

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika