Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët dhe shitësit se më 18 dhe 19 mars, me rastin e festës së Bajramit, shitja e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera do të lejohet vetëm në lokacionin e ri në fshatin Bernicë e Poshtme, në parkingun në rrugën “Vëllezërit Fazliu” (ish-tregu i automjeteve).
Në këtë vend lejohet vetëm shitja e kafshëve, ndërsa therja apo prerja e tyre nuk është e lejuar në asnjë rast.
Shitësit udhëzohen që gjatë qëndrimit të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit dhe të mos hedhin mbeturina.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të kujdeset Inspektorati i Kryeqytetit, ndërsa ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat do të ndërmerren masa ligjore sipas ligjit në fuqi.
“Po ashtu, kërkohet nga të gjithë shitësit që gjatë qëndrimit dhe aktivitetit të tyre të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit përreth, duke mos hedhur mbeturina apo mbetje të tjera. Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të kujdeset Inspektorati i Kryeqytetit, ndërsa ndaj të gjithë shitësve që hasen duke zhvilluar aktivitet jashtë këtij lokacioni do të ndërmerren masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.